Pamje vërtetë të pabesueshme janë ato që mbërrijnë nga Kërraba.
Një qytetar ka filmuar trafikun kilometrik të automjeteve që dalin nga Tirana dhe po i drejtohen Elbasanit.
Besohet se është një numër shumë i lartë qytetarësh që po drejtohet në drejtim të zonave juglindore me rastin e festës së Vitit të Ri.
Pamjet e filmuara nga qytetari janë vërtetë spektakolare dhe nuk kanë nevojë për koment.