VIDEO/ Çmendet shqiptari, kërcënon se do i vërë flakën vetes në mes të sheshit. Tentoi të digjte të gjallë gruan dhe djalin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 30.12.2022, 19:33

Ishte ora rreth 18:00 e pasdites së djeshme, kur një burrë 50 vjeç u ngjit në podiumin e sheshit qendror të Larisës, duke mbajtur në duar një bidon me benzinë ​​dhe duke kërcënuar se do t'i vinte flakën vetes.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, ka thënë se kjo ishte e vetmja zgjidhje për problemet familjare, me të cilat po përballej prej shumë vitesh, pasi nuk mund të shihte fëmijën e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash dialog ka arritur ta neutralizojë dhe e ka arrestuar. Në vendngjarje ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët policia ka tentuar t’i largojë për shkak të rrezikshmërisë së situatës.

Para se të bënte këtë skenë, 50-vjeçari shqiptar kishte shkuar jashtë shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij në lagjen Agios Athanasios, e kishte ruajtur sa ajo të hipte në makinë bashkë me djalin e tyre 15-vjeçar dhe i aka larë makinën me benzinë me qëllim që t’i vinte flakën. Fatmirësisht, më e keqja është shmangur, pasi 15-vjeçari ka ndërhyrë me qetësi dhe e ka bindur 50-vjeçarin të largohet.

Pak më vonë, 50-vjeçari ka shkuar në sheshin qendror, ku ka kërcënuar se do të vetëdigjej. Ai u arrestua, u ndalua dhe pritet të dalë para Prokurorisë, si i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa motivet e autorit janë duke u hetuar nga nëndrejtoria e sigurisë së Larisës.

Momenti kur kërcënon se do digjet.

Momenti kur policia e neutralizon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit