Kini kujdes! Gjatë festave po hidhen në treg para false, TikTok po shërben si promovim

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 30.12.2022, 19:07

Përveç reklamimit të prostitucionit, ku disa qendra masazhesh përdorin foto provokuese për të tërhequr djemtë, në TikTok po pëhapet dhe një tjetër fenomen. Faqe anonime kanë nisur të promovojnë aktivietin e falsifikimit të parave. "Ekspertët" kryejnë falsifikim të monedhës lekë, euro dhe paund me prerje të ndryshme.

Madje, këto faqe anonime po tërheqin blerës duke i joshur me para false gjatë shpenzimeve për festat e fundvitit. Kartmonedhat që prodhohen, sipas tyre, kanë kualitet 92-93%, çka mund të bëjë që ato të mos dallohen që janë të falsifikuara.

Për të marr një shumë parash kanë prezantuar edhe çmimet. Për shembull për të marrë para të falsifikuara deri në 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra, blerësit duhet t'u paguajnë falsifikatorëve 100 euro.

JOQ i bënë thirrje tregtarëve që mbajnë familjet me bizneset e tyre të kenë kujdes me pranimin e parave gjatë këtyre ditëve. JOQ po ashtu u bën thirrje shqiptarëve të ndershëm të mos bien pre e këyre tundimeve pasi kjo skemë mund të dëmtojë shumë familje si dhe mund të viheni para drejtësisë nëse zbuloheni.

Rasti i fundit ishte i një të riu që shkoi në në një pikë të këmbimit valutor për të këmbyer disa euro të falsifikuara por që u pikas dhe u arrestua nga Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit