Shefi britanik me yll Michelin, Jason Atherton, është sulmuar pasi dyshohet se ka mbrojtur vajzën e tij adoleshente në një bar në Filipine.
Daily Mail shkruan se Atherton, 51 vjeç, ishte në ‘F Cafe and Bar’ në provincën Cebu me familjen e tij, kur vajza e tij 17-vjeçare u ankua se një grup meshkujsh po e ngacmonin ndwrsa ishte duke pritur radhwn pwr t’u futur nw tualet.
Po ashtu nw internet wshtw duke qarkulluar njw video, në të cilën dëgjohet Atherton duke thënë: “Dua ti kërkosh falje... Ajo është 17 vjeç, është 17 vjeç” dhe më pas tregon se ai po debaton.
“Të gjithë u mblodhën kundër Jasonit, përfshirë stafin e F Bar. Disa persona e mbanin atë në mënyrë që ai të mos godiste akwnd", vuri në dukje guvernatori i Cebu, Gwendolyn Garcia.
Atherton, gruaja e të cilit është nga Filipinet, u takua me Gwendolyn Garcia dhe ishte kjo e fundit qw i përjetësoi plagët e tij me një selfie.
Shefi anglez i njohur ndërkombëtarisht, theksoi se ai nuk e meritonte këtë trajtim.
Shihni videon.