Gjatë karrierës së tij, Pele mori oferta për të luajtur nga Real Madrid, Napoli, Inter dhe ekipe të tjera evropiane. Por ai nuk u përpoq kurrë që të bëhej pjesë e tyre.
Vetë Pele ka deklaruar në biografinë e tij se ishte zgjedhja e tij, megjithëse kishte oferta me shuma marramendëse, por e vërteta është se ai u shpall "thesar kombëtar i paeksportueshëm" nga qeveria braziliane në vitin 1961.
Deri atëherë, Pele kishte shënuar 230 gola në 210 ndeshje me Santos dhe qeveria e vendit duhej ta shpallte atë një thesar kombëtar, duke përjashtuar kështu mundësinë e një transferimi jashtë vendit.
Në fakt, dokumenti me të cilin presidenti i atëhershëm i Brazilit, Zanio Cuadros, shprehu shqetësimet e tij për këtë çështje u publikua dhe efektivisht u mbylli derën klubeve më të mira evropiane.
“Jam i shqetësuar për rekrutimin e përsëritur të futbollistëve brazilianë nga klubet e huaja. Tani duan të marrin edhe Pelen. Ne nuk jemi të interesuar për eksportin e sportistëve. Jam në pritje të masave”, thuhej në letrën, përmbajtja e së cilës u bë ligj!