LAJMI I MIRË/ Pas publikimit në JOQ, shqiptarët ndihmojnë 33-vjeçaren shtatëzënë: Do futet në operacion!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.12.2022, 16:31

Një lajm i mirë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Mësohet se 33-vjeçarja shtatëzënë, e cila ishte dje në rrezik për jetën, për pak orë do të futet në operacion, pasi sasia e gjakut është mbledhur. Shqiptarët, pasi kanë parë lajmin në JOQ ALBANIA kanë kontaktuar me familjarët e 33-vjeçares, të cilët e kanë drejtuar për tek spitali.

Aty është bërë dhurimi i gjakut dhe tashmë, e reja është gati për në operacion dhe për të lindur fëmijën e tretë.

Njoftimi:

Pershendetje! Deshirojme te falenderojme perzemersisht te gjithe shqiptaret per solidarizimin dhe humanizmin e ofruar kundrejt familjares sone. Fale zemergjeresise se tyre, sasia e kerkuar e gjakut eshte siguruar dhe jemi ne pritje te kryerjes se nderhyrjes. Jemi pafund mirenjohes juve dhe te gjithe personave qe kane shperndare lajmin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit