Kur një gazetar e pyeti Pele nëse fama e tij mund të krahasohej me atë të Jezu Krishtit, ai u përgjigj: “Ka pjesë të botës ku Jezu Krishti nuk është aq i njohur.” Pele u bë një simbol jo vetëm në Brazil, vendin e tij të lindjes, por në të gjithë globin.
Në total, ai ka shënuar 1279 gola në 1363 ndeshje, duke pretenduar një vend në Librin e Rekordeve Guinness. Mirëpo, Pele shënoi shumë “gola”’edhe në marrëdhëniet në çift. Mbreti i topit ishte “Don Zhuan” deri në pleqëri.
Pele vendosi tri herë një unazë martese. Në moshën 75-vjeçare ai bëri edhe martesën e fundit. Atësinë e përjetoi të paktën shtatë herë. Pesë fëmijë nga dy martesat e tij të para dhe dy të tjerë nga lidhjet jashtëmartesore.

Në vitin 1966 u martua me gruan e tij të parë, Rosemeri dos Reis Cholbi. Çifti kishte tre fëmijë: dy vajza, Kelly dhe Jennifer dhe një djalë, Edson. Në vitin 2014, djali i tij u dënua me 33 vjet burg për pastrim parash dhe trafik droge, por dënimi i tij u ul në 12 vjet e 10 muaj pasi avokati apeloi. Pele e ka vizituar djalin e tij disa herë në burg, duke këmbëngulur se nuk ka "asnjë provë të vetme" kundër tij.
Në vitin 1982, Pele divorcohet dhe pas pak muajsh fillon lidhjen me personazhin televiziv Xuxa, vetëm 17 vjeç. Marrëdhënia e tyre zgjati me vite, megjithatë Pele hezitoi ta zyrtarizonte lidhjen.

Në prill të vitit 1994, ai u martua me psikologen dhe këngëtaren e gospel-it Assiria Lemos Seixas. Dy vjet më vonë, çifti pati binjakë Joshua dhe Celeste. Ata u divorcuan në vitin 2008, por Pele nuk mund të qëndronte vetëm në shtëpi.

Në moshën 75-vjeçare, ai u martua për herë të tretë në korrik 2016 me 41-vjeçaren Marcia Aoki, një importuese e pajisjeve mjekësore japonezo-braziliane.
Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, Pele ka të paktën dy fëmijë nga marrëdhëniet jashtëmartesore.
Edhe pse ai refuzoi t'i nënshtrohej testeve të ADN-së për të vërtetuar nëse ishte babai i Sandra Machado, fryt i lidhjes së tij të dashurisë me shërbëtoren e tij, Anizia Machado në vitin 1964, vajza përfundimisht u shfajësua. Pas një beteje ligjore pesëvjeçare, në vitin 1996, Sandra Machado fitoi të drejtën për të përdorur mbiemrin e Peles, Nascimento.

Në vitin 1968 ai njohu si vajzën e tij Flavia Kurtz, fryt i një lidhjeje jashtëmartesore me gazetaren Lenita Kurtz.
"Unë isha një djalë i ri dhe normal që kisha shumë lidhje dashurie," pranoi ai një herë në një intervistë duke bërë një bilanc të grave në jetën e tij.
Duke marrë pjesë në reklamat që promovojnë "Viagra", pilulën blu më të famshme të Pfizer, Pele i befasoi fansat e tij. Ai këmbënguli se nuk i duhej kurrë. “E bëra për të thyer tabu dhe paragjykime në temën e disfunksionit erektil”, u kishte thënë ai gazetarëve kur u pyet se pse kishte reklamuar Viagrën.