“Festo me zemër, jo me armë”, policia me apel në prag të Vitit të Ri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2022, 15:33

Policia e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes se si e festojnë natën e vitit të ri.

Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes sidomos me përdorimin e armëve gjatë festave, që shumë lehtë mund të shndërrohen në tragjedi.

Ndër të tjera, Policia e Ferizajt ka kërkuar që ndizja e fishekzjarreve të monitorohet nga të rriturit, derisa ka bërë të ditur se ka shtuar numrin e pjesëtarëve policorë në hapësira festive në qytet.

“Policia ka shtuar prezencës e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit