Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë, në raport me popullsinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 14:52

Ndonëse në Tiranë dhe në disa rrugë ndërlidhëse kryesore të vendit, si Tiranë-Durrës apo Milot-Fushë Krujë ka pothuajse gjithmonë shumë trafik, mbingarkesa nuk duket se vjen shumë nga numri i lartë i automjeteve.

Të dhënat e fundit të INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal tregojnë se Shqipëria është shteti i Europës që ka më pak automjete në raport me popullsinë, së bashku me Kosovën. Të dhënat për shkallën e motorizimit tregojnë se vendi, në vitin 2019, vendi kishte rreth 190 automjete për 1 mijë banorë, nga 520 automjete që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është edhe Kosova, me rreth 180 automjete për 1 mijë banorë. Nivelin më të lartë të motorizimit në rajon e ka Mali i Zi, me 320 automjete për një mijë banorë, e ndjekur nga Serbia (rreh 300), Bosnjë Hercegovina (270), Maqedonia e Veriut (200). Të dhënat i referohen vitit 2019.

Durrësi, qarku me më shumë automjete

Në qytetin bregdetar të Durrësit është shumë e vështirë që të gjesh parkim, ndërsa trafiku rëndohet më shumë në verë dhe për festat e fundvitit. Qarku i Durrësit mban rekord për numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë. Sipas INSTAT, në këtë qark ka 279 automjete për një mijë banorë.

Në vend të dytë është Lezha, me 258 automjete, e ndjekur nga Gjirokastra me 237.

Në kryeqytet, ndonëse është përqendruar gati një e treta e popullsisë, shkalla e motorizimit është e katërta më e lartë, me 230 automjete për një mijë banorë.

Numri i automjeteve në rritje të vazhdueshme

Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212 krahasuar me 190 në vitin 2020 duke u rritur me 11%.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për 10 mujorin 2022 janë regjistruar gjithsej 54 mijë automjete, nga të cilat 44 mijë ishin autovetura.

51% e mjeteve të regjistruara erdhën nga Gjermania e Italia (nga rreth 13-14 mijë secila).

Benz nuk është më i preferuari

Në stokun total të automjeteve në vend, Mercedes Benz vijon të jetë mbizotërues. Sipas të dhënave të tjera të NSTAT, që i referohen fundit të vitit 2021, nNdër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%), e ndjekur nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).

Por, preferenca vitet e fundit duket se ka kaluar te mjetet më ekonomike. Sipas të dhënave të DPSHTRR, për 10 mujorin 2022, rreth 23% e automjeteve të regjistruara në vend ishin të markës Volkswagen. Benz Mercedez ka kaluar në vend të dytë, me 17%, e ndjekur nga Audi me 9.4%, Ford me 7.4% dhe Toyota me 7.3%.

Vijojnë të mbizotërojnë automjetet e vjetra, ku 52% e makinave të regjistruara rishtazi në 10 mujorin 2022 janë të vitit të prodhimit midis 2005 dhe 2009./MONITOR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit