Vdekja e legjendarit Pele, NASA e nderon me foto të një galaktike e cila mban ngjyrat e Brazilit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 14:26

Mbrëmjen e djeshme, legjenda braziliane e futbollit, lojtari më i mirë në histori, Pele, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Pele, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare. Ai ka bërë edhe 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit.

Pele fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970. Futbollisti Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021, ndërsa vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës. Ndërkohë, NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele. NASA ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit, të verdhë dhe blu.

Në postimin e publikuar në Twitter thuhet:

Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit