Pjesë e grupit kriminal për trafikun e drogës, arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ shqiptari në Spanjë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 13:38

Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës është arrestuar sot nga policia në Spanjë. Shqiptari është kapur në një 'shtëpi bari' me 637 bimë kanabis afër kryeqytetit të Cuenca. Po ashtu, nga hetimet dyshohet se ai ishte anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare që eksportonte drogën drejt vendeve evropiane.

Grupi kriminal kishe krijuar kushte optimale në 'shtëpinë e barit' për zhvillimin e bimëve, kishte një sistem kompleks vaditjeje duke përdorur solucione ujore të përgatitura në mënyrë perfekte, një sistem ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi shumë të zhvilluar, me të cilin arrinte të shkurtonte ciklet e zhvillimit, të bimëve për të gjeneruar deri në katër kultura të cilësisë së lartë në vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit