Viola Sterjo mashtroi bizneset me shifra të frikshme, avokati: Klientja ime është sëmurë dhe ka dy fëmijë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.12.2022, 13:34

Avokati i ish-drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola Sterjos, është prononcuar për mediat pas seancës së parë të gjyqit, ku të pandehurës iu referua masa arrest me burg për akuzën e mashtrimit.

Gjatë fjalës së tij, avokati tregoi se Sterjo nuk e mohon marrjen e shumave nga 20 deri në 90 mijë euro të 5 bizneseve në Korçë, të cilëve u ishte premtuar ndihmë dhe ndërhyrje për fituar fonte nga AZHBR-ja.

Gjithsesi, avokati e shpjegon ndryshe situatën dhe shprehet se Sterjo ka qenë e punësuar në studiot e projekteve. Sipas tij, bizneset kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies, por ajo nuk ka pranuar për shkak të harxhimeve, që sipas avokatit, ishin bërë në zhvillimin dhe hartimin e projekteve.

Ai shton se nuk pajtohet me masën e arrestit me burg për klientin e tij, për shkak se kjo i heq asaj mundësinë të tregohet bashkëpunuese me prokurorinë, si dhe prej faktit se ajo është nënë e dy fëmijëve. Gjykata nuk i ka marrë parasysh këto argumente dhe e ka lënë pas hekurave Viola Sterjon.

“Masa për Viola Sterjon ka qenë e vendosur nga gjykata nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Sot është realizuar marrja në pyetje. Në këtë seancë, e përfaqësuar prej meje, ajo nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë bërë kallëzim.

Pretendohet për një marrëdhënie juridike civile, duke marrë përsipër të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për projekte dhe grante në fushën e turizmit. Bëhet fjalë në zonat turistike.

Duke qenë e punësuar në disa studio part-time si konsulente ka hyrë në këto marrëdhënie me qytetarët. Janë përgatitur dokumentacione dhe dosje, janë bërë aplikime për leje zhvillime dhe ndërtimi, por që nuk janë finalizuar.

Kjo ka krijuar edhe lodhjen e qytetarëve, që kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies juridike me këtë shtetase, duke kërkuar edhe kthimin e pagesave. A qëndrojnë ato vlera, nuk mund ta them dot. Ka pasur një marrëdhënie komunikimi mes tyre.

Ata kërkojnë ndërprerjen e marrëdhënies së bashkëpunimit, por nga ana tjetër janë kryer investime për përgatitjen e projekteve. Ata i janë servirur prokurorisë. Çështja ka nevojë për verifikime të thelluara. Ajo që ne kemi kërkuar sot në raport edhe me qëndrimin që ne kemi mbajtur, është për t’i dhënë mundësinë që të jetë bashkëpunuese me organin e prokurorisë.

Mbajtja e saj në burg ia heq këtë mundësi dhe unë këtë kam insistuar që t’i jepet mundësia në një masë tjetër që të realizojë mbrojtjen e saj. Bëhet fjalë për një grua nënë e dy fëmijëve, e vërtetuar me probleme shëndetësore”, ka thënë avokati

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit