Tritol në banesën e tij në Shkodër, polici: Nuk kam konflikte me njeri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 12:52

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u regjistrua një shpërthim me tritol në banesën e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, Valter Serra.

Polici ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur ka ndodhur shpërthimi me tritol, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në fshatin Bardhaj.

Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të Serrës dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga dy persona të maskuar të cilët janë larguar më këmbë nga vendi i ngjarjes.

Në banesën ku ndodhi shpërthimi nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në kryqëzime për të arritur në identifikimin e autoreve dhe me pas gjetjen e kapjen e tyre.

Serra punon prej afro 3 vitesh në policinë vendore e Shkodrës duke shërbyer si patrullë.

Polici ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri si dhe kërkon që të zbardhet e gjithë ngjarja.

Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Serra

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit