Një nga më të mirët e historisë, sa pasuri trashëgoi Pele te familjarët e afërm të tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.12.2022, 12:36

Një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, Pele, humbi jetën ditën e djeshme pas rreth dy javësh në gjendje të rëndë për shkak të disa sëmundjeve, më e rënda kanceri i prostatës.

“Mbreti” ka lënë pas një pasuri të jashtëzakonshme në futboll për atë që i ka dhënë këtij sporti dhe kënaqësinë që ka dhuruar për miliona njerëz gjatë kohës që ka luajtur futboll.

Por po aq e madhe ishte edhe pasuria e tij financiare, e siguruar ndër dekada. “Celebrity Net Worth”, një portal i specializuar për pasurinë e të famshmeve zbulon edhe pasurinë e Pele.

Mësohet se ai ka lënë pas një sasi të konsiderueshme pronash të paluajtshme, si dhe një llogari bankare me plot 100 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre parave janë fituar pasi Pele e la futbollin.

Ai gjatë viteve ka qenë imazh kryesor i disa kompanive të mëdha, duke firmosur kontrata milionëshe të sponsorizimit. Kjo pasuri pritet të ndahet mes njerëzve të afërm, që i qëndruan pranë Pele në momentet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit