Bërtiti “vrite, vrite shqiptarin”, Vuçiq i ofron punë serbit pasi u lirua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2022, 12:13

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka takuar Nikola Nedeljkoviq nga Beogradi, i cili u lirua dy ditë më parë nga burgu në Prishtinë.

Pas takimit, Vuçiq i ka ofruar punë 20 vjeçarit. Një punë në Ministrinë e Teknologjisë Informative ose në Zyrë e [e ashtuquajtur për Kosovën].

“A dëshiron të punosh në zyrë [e ashtuquajtur për Kosovën] ose ministri” e pyeti Vuçiq, ndaj të cilës pyetje pasoi folklori qesharak përgjigjes i të riut, se “dëshiroj t’i ndihmojë serbët e Kosovës”, siç e citoi media serbe “Blic.rs”.

Nedeljkoviq ishte në pranin e prindërit e motrës së tij kur u prit nga Vuçiqi. me prindërit dhe motrën e tij.

Nedeljkoviq u arrestua në Vidovdan nga policia e Kosovës në Gazimestan dhe në fillim të shtatorit u dënua me tetë muaj burg për gjoja nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike, pas së cilës kaloi dy muaj në paraburgim.

Në fillim të dhjetorit Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka ulur dënimin Nedeljkoviqit, kështu që ai është liruar dy ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit