Federata zgjedh brazilianin, Sylvinho pritet të jetë trajneri i ri i Shqipërisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.12.2022, 12:06

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka para disa ditësh bëri me dije se Edy Reja dhe stafi i tij nuk do të rinovojnë me Kombëtaren e Shqipërisë, duke konfirmuar kështu zyrtarisht ndarjen me italianin. Deri më tani kanë qarkulluar disa emra, mes tyre kandidaturat e Ilir Dajës dhe Esteban Cambiassos, por duket se nuk do të jetë asnjëri prej tyre.

Raportimet e fundit janë se FSHF e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe bashkë me këtë vjen edhe lajmi se Kombëtarja është shkëputur nga shkolla italiane. Trajneri i ri i Shqipërisë pritet të jetë një brazilian. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e majtë Sylvinho, që ka luajtur në të shkuarën me Barcelonën, Lyonin, Manchester City apo Corinthias.

Përveç të lartpërmendurve, në listë ishin edhe Reinaldo Rueda, Felix Magath, Massimo Oddo, por braziliani ka fituar më shumë pikë dhe pritet t’i besohet projekti i ardhshëm i kombëtares. Marrëveshja me trajnerin e ri të kuqezinjve pritet të zyrtarizohet në ditët e para të janarit të vitit 2023.

Eksperienca më e vlefshme e Sylvinhos në stol është si ndihmës i Tite në kombëtaren e Brazilit për tri vite. Ndërkohë, ai ka punuar si trajner i parë edhe me të Corinthians nga maji i vitit 2021 deri në shkurt të 2022, ndërsa ka qenë trajner i Lyon në Francë nga maji i 2019 deri në tetor të atij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit