Gjatë ditës së djeshme u arrestua me 58 kg drogë specialistja e “AKSH-it”, Erisa Fero.
Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës, ku do çohej në zonën e Pogradecit, ku dyshohej se trafikohej në Maqedoni, ku dhe tregtohej.
Sot gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 28 vjeçaren Erisa Ferro, Likmend Bashën dhe 17 vjeçarin M. K. Mbi ta rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ndërkohë dy pritësit e mallit që kishte dërguar grupi i Pogradecit, F.S., 30 vjeç dhe G.S., 28 vjeç, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.
Nga një vëzhgim i profilit online Instagram të Erisa Feros, punonjësja e AKSH-it ka foto duke qëlluar me pistoletë në poligone private në Tiranë, apo teksa tymos me puro kubaneze e duke shijuar jetën e natës.