VIDEO/ Dy djem vijnë qetësisht me bidona në duar, pamjet e zjarrvënies së 3 makinave të biznesmenit vlonjat

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.12.2022, 11:30

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në lagjen “24 Maji”, saktësisht rreth orës 02:00 dy persona të paidentifikuar kanë djegur tre makina të parkuara në anë të rrugës.

Mësohet se mjetet janë në pronësi të Zamir Kormuzit, biznesmen në qytetin e Vlorës. Ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij në polici dhe dyshon se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet, kur dy persona të veshur me të zeza dhe me kapuç vijnë qetësisht me dy bidona benzinë, spërkasin dy fugonat dhe më pas i vënë flakën, para se të largohen me shpejtësi.

SHIKO VIDEON

Djegia e makinave në muajt e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përsëritur, teksa thuajse për të gjitha ngjarjet nuk ka asnjë të arrestuar si të dyshuar për këto veprime të dënueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit