Në 2021 në Shqipëri vdiqën 10% më shumë qytetarë se në 2020, vitin më të keq të pandemisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 11:23

Në 2021, në Shqipëri numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet ishte 30.507. Numri i vdekjeve në nivel vendi shënon një rritje me 10,5%, krahasuar me 2020. Nga vjetari i Instat, në nivel qarku, Dibra dhe Lezha kanë regjistruar rritjen më të vogël të vdekjeve, përkatësisht 4,4% dhe 3,4%.

Në vitin 2021, vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kanë shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve.

Sipas Gazeta Si, në nivel vendi 52,4% e vdekjeve gjithsej shkaktohen nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe 11,8% si pasojë e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes”. Sipas qarqeve, Kukësi dhe Dibra kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” me 60,7% dhe 58,8% të vdekjeve të shkaktuara nga ky grup. Ndërsa për grupsëmundjen e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” qarku i Beratit dhe Shkodrës kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë me 15,5% dhe 13,5%.

Pesha që zënë dy grupsëmundjet kryesore në totalin e vdekjeve sipas grupmoshës dhe qarqeve në %, 2021. Marrë nga Instat.
Pesha që zënë dy grupsëmundjet kryesore në totalin e vdekjeve sipas grupmoshës dhe qarqeve në %, 2021. Marrë nga Instat.

Disa probleme shëndetësore kronike si hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, mund të konsiderohen edhe si faktorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2021, 11,9% e pacientëve kronik janë trajtuar për Diabet Mellitus dhe 35,3% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,9%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Korçë me 40,8%.

Përqindja e personave me aftësi të kufizuar sipas llojit të paaftësisë dhe sipas qarqeve, 2021. Marrë nga Instat.
Përqindja e personave me aftësi të kufizuar sipas llojit të paaftësisë dhe sipas qarqeve, 2021. Marrë nga Instat.

Pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor është dhe kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Numri më i lartë i personave me aftësi të kufizuar në raport me popullsinë është regjistruar në Qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, profili në të gjithë qarqet është pothuajse i ngjashëm, mbi 60% e personave me aftësi të kufizuar të regjistruar janë të grupuar në kategorinë "Aftësi e kufizuar mendore dhe fizike".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit