Konfiskohen mbi gjashtë mijë copë mjete piroteknike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2022, 11:18

MPB informon se dje (29.12.2022), zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje në shtëpinë e K.K (57) nga Resnja dhe në një objekt shitës në Resnjë, në pronësi të tij.

Gjatë kontrolleve janë gjetur 6064 copë lëndë të ndryshme piroteknike, si dhe janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me duhan.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit