Joseph: Barrikadat u hoqën për t’u vendosur sërish

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2022, 10:59

Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në një mënyrë për të siguruar stabilitet, por përkundrazi të ftojnë paqëndrueshmëri të vazhdueshme, thotë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij”, thotë Joseph, duke shtuar se përderisa “loja e Vuçiqit” nuk kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin.

“Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE). këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, thekson Jozef, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën serbe.

“Barrikadat hiqen në mënyrë të tillë që të mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiq manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën.

Vuçiq pretendon se e ka arritur fitoren duke liruar policin Dejan Pantiq dhe se ka përmbushur premtimin se KFOR-i nuk do të lejojë policinë e Kosovës të hyjë në veri. Pse është problematike kjo? Sigurisht që është mirë që janë hequr barrikadat, por nuk është mirë që taktika të tilla shpërblehen.

Pra, nëse vendosni barrikada, mund të korrni përfitime. Dhe ne të gjithë e dimë se cila është aktualisht çështja kryesore në veri të Kosovës, dhe po ashtu edhe serbët atje, duke përfshirë disa prej tyre që i takova në shtator në Prishtinë.

Çështja kryesore është sundimi i ligjit në atë fushë. Prandaj, është problem edhe për serbët në veri të Kosovës, dhe jo vetëm për institucionet në Prishtinë që përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në atë rajon. Më saktësisht, lind pyetja se kush është në krye të zbatimit të ligjit”, thotë ai.

Për njëzetë ditë me radhë, trembëdhjetë barrikada të vendosura kohë pas kohe bllokuan lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri të Kosovës. Serbët filluan heqjen e tyre, vetëm pasi ish-polici serb i arrestuar për terrorizëm, Dejan Pantiq, u lirua në arrest shtëpiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit