Aldo Latifaj, një 20-vjeçar me origjinë shqiptare raportohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij në një burg në Itali, ku po vuante dënimin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Torre del Gallo-s në qytetin e Firenzes gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:00.
Përshkrimi që policia i bën vetëvrasjes së të riut shqiptar është i çuditshëm. Mësohet se ai ka rrotulluar me forcë çarçafin rreth qafës së tij duke e shtrënguar derisa ka humbur jetën.
Torre del Gallo është një nga burgjet më problematike në Itali për sa i përket këtij problemi. Sipas medieve, kjo është vetëvrasja e gjashtë për 2022-shin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo, teksa në orët në vijim pritet të kemi më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.