Banka Botërore projekt 70 milionë USD, për bujqësinë “inteligjente” dhe të qëndrueshme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 09:31

Banka Botërore publikoi pak ditë më parë Dokumentin e Informacionit të Projektit që përfshin Shqipërinë dhe konkretisht sektorin bujqësor në një financim 70 milionë dollar.

Sipas Monitor, projekti “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimit të Bujqësisë” fut për herë të parë konceptin më të zgjeruar të bujqësisë “inteligjente” por në anën tjetër mbështet edhe investime konkrete në disa rajone. Projekti pritet që të marrë miratim nga Bordi i Bankës në 16 mars të vitit të ardhshëm.

Lidhur me të njëjtin projekt edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në fazë konsultimi mbi projektin duke kërkuar mendimin e palëve të interesuara për fazën e hartimit të Kornizës së Planit Mjedisor dhe Social. Por cilët janë komponentët që mbështet në fakt projekti që do të financohet me një kredi nga Banka Botërore.

Projekti do të ketë komponentët e mëposhtëm:

“Komponenti 1: Promovimi i Bujqësisë Inteligjente për Klimën dhe Aksesin në Tregje:

a) Nën-komponenti 1.1 Promovimi i Zinxhirëve të Vlerave dhe Elastike ndaj Klimës

i) Zhvillimi i zinxhirëve të shkurtër të vlerës; ii) Promovimi i produkteve tipike dhe shtimi i vlerës; iii) Zhvillimi i një Platforme IT për Bujqësinë Smart Klimatike (CSA).

b) Nën-komponenti 1.2 Modernizimi i Skemave të Përzgjedhura të Ujitjes dhe Kullimit

i) Modernizimi i skemave me presion për Skemën Ujitëse Divjakë; ii) Modernizimi i skemave me presion për Skemën Ujitëse Mursi; iii) Rivitalizimi i Skemës së Ujitjes së Lushnjës; iv) Modernizimi i sistemeve të kullimit.

Komponenti 2: Rritja e Përputhshmërisë me Standardet e Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit:

a) Krijimi dhe përmirësimi i pikave të Inspektimit Kufitar (PIK);

b) Përmirësimi i kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjes diagnostikim në fushën e sigurisë ushqimore, analizave veterinare dhe shëndetit të bimëve;

c) Zhvillimi i kapacitetit të ruajtjes për mallrat e ndaluara që nuk përputhen me standardet e sigurisë ushqimore, veterinare ose të shëndetit të bimëve.

Komponenti 3: Forcimi i Kapacitetit të Analizës së Bazuar në Mbështetje të MBZHR-së dhe Bashkive për rritjen e kapacitetit menaxhues”, thuhet në përmbledhjen e ministrisë mbi projektin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit