I dënuar me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 08:48

Është ekstraduar nga Greqia Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës. Arrestimi i tij në vendin fqinj u bë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Haxhiraj është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj. Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, për shkak të një konflikti mes të dyja palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit