Moti sot, kthjellime dhe vranësira në disa zona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.12.2022, 08:34

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 4-6m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit