BBC: Botërori i Katarit, më i miri i shekullit të 21-të

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 23:52

Kupa e Botës “Katar 2022”, në të cilën Argjentina fitoi titullin duke triumfuar ndaj Francës në finale, pas ekzekutimit të penalltive, u cilësua si “Kupa e Botës më e mirë e këtij shekulli”, sipas një sondazhi të BBC Sport, duke grumbulluar 78 përqind të votave.

Botërori “Katar 2022” mori një fitore dominuese ndaj katër të tjerave të mbajtura gjatë shekullit të 21-të. Sipas një sondazhi të BBC Sport, Botërori i organizuar në Japoni dhe Korenë e Jugut më 2002, dolën në vendin e dytë me gjashtë për qind.

Më pas, në vendi i tretë u rendit Botërori “Brazil 2014” me pesë për qind të votave, ndërsa Gjermania (2006) dhe Rusia (2018) ndajnë vendin e katërt me nga katër për qind secila.

BBC Sport thekson në hyrjen e sondazhit, se Kupa e Botës, e cila filloi me shumë skepticizëm, përfundoi me “ndoshta finalen më të madhe ndonjëherë”. Ishte, shtojnë ata, një Botëror plot tronditje. Me Marokun që arriti në gjysmëfinale, ku Japonia mundi Spanjën dhe Gjermaninë, si dhe Arabia Saudite mundi Argjentinën, kampionen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit