Burri ‘hëngri’ burg por s’e kishte rrahur, dënohet gruaja që kreu denoncim të rremë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 21:55

vGjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij. Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli.

Sipas Top Channel, burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë. Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e konflikteve që i dyshuari kishte me familjen e vajzërisë së Miftarit, me të cilën kishin mosmarrëveshje për çështje pronësie. Por pasi pa që burri nuk po lirohej, Miftari këmbënguli se burri nuk e kishte rrahur kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit