Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme një punonjës të Ministrisë së Brendshme i cili paguhet natyrisht me taksat e qytetarëve.
Sipas denoncimit të qytetarit, polici i quajtur Besiano Lelaj, jo vetëm që thyen rregullat e qarkullimit por edhe i poston videot pa problem fare në llogaritë e tij të rrjeteve sociale.

Nga video e dërguar nga denoncuesi, dallohet se punonjësi i Ministrisë së Brendshme lëviz me një shpejtësi prej më shumë se 260 Km/h duke u bërë një rrezik tepër serioz për jetën dhe sigurinë e përdoruesëve të tjerë të rrugës.
Qytetari madje shprehet se ndëkohë që njerëzve të zakonshëm u ikën patenta, ky person jo vetëm që ecën shpejt por ka guximin edhe ta postojë duke u tallur keq me shtetin i cili sipas qytetarit është “i mbaruar”.

Në vijim do të gjeni mesazhin e qytetarit dërguar në redaksinë tonë: