Pele, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Futbolli është në zi për ndarjen nga jeta të legjendës, teksa ish-sulmuesi i Brazilit , Santos dhe New York Cosmos vdiq pasi ishte shtruar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.
Pele është lojtari i vetëm që ka fituar tre Kupa Botërore të FIFA-s, në 1958, 1962 dhe 1970.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare në Twitter të Pelesë, u njoftua dhe ndarja nga jeta e ikonës së futbollit.
“Inspirimi dhe dashuria kanë shënjuar rrugëtimin e Mbretit Pele, që sot u shua paqësisht. Dashuri, dashuri, dashuri përgjithmonë”. Me këto fjalë profili zyrtarë i Pele në Twitter njoftoi ndarjen nga jeta të Pelesë.
A inspiração e o amor marcaram a jornada de Rei Pelé, que faleceu no dia de hoje.
— Pelé (@Pele) December 29, 2022
Amor, amor e amor, para sempre.
.
Inspiration and love marked the journey of King Pelé, who peacefully passed away today.
Love, love and love, forever. pic.twitter.com/CP9syIdL3i