Shkarkohet Alfred Peza, dështon binjakëzimi i Shkumbinit me Lazion

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.12.2022, 20:47

Irfan Hysenbelliu ka shkarkuar Alfred Pezën. Kreu i grupit mediatik Focus Group ka nxjerrë nga loja drejtorin rilindas të cilit i kishte besuar “Panoramën”.

Pas prishjes së resortit të tij në Malin e Robit, duket se Hysenbelliu ia ka nxjerrë inatin e të madhit, edhe Pezës.

Rikujtojmë se Peza ka qenë dikur deputet në PS, i pozicionuar aq pranë Ramës sa edhe premtimet elektorale i bënte si shefi.

I paharrueshëm ka qenë premtimi i tij para popullit për binjakëzimin e skuadrës së Shkumbinit me Lazion, i cili mesa duket do të mbesë i paekzekutuar e propaganduar në mediat e pronarit të cilit thuhet se po kalon momente të vështira në tregun mediatik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit