Influenceri 'Mbreti i mëlçisë' është paditur nga fansat, pasi pretendojnë se janë mashtruar për të blerë suplementet që ai kishte nxjerrë në shitje. ‘Mbreti i mëlçisë’ në reklamim theksonte se e mbante në formë fizikun e tij duke ngrënë mëlçi të gjallë, shkruan Daily Mail.
Brian Johnson, 45 vjeç, pranoi në një video se ai ka bërë steroide në të kaluarën dhe po vazhdon të marrë 0.6 mililitra testosteron çdo javë.
Që prej këtij deklarimi, Christopher Altomare, nga Nju Jorku, ka paditur Johnson dhe kompanitë e tij, Ancestral Supplements, LLC dhe The Fittest Ever, LLC, për 25 milionë dollarë.
Altomare pretendon në padi se Johnson reklamoi në mënyrë të rreme produktet e tij dhe inkurajoi një 'dietë të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën' e cila i bëri klientët të vuanin nga sëmundje 'të rënda' të shkaktuara nga ushqimi.
Marka e Johnson promovoi kryesisht stilin e jetesës Nine Ancestral Tenets, i cili mbron ngrënien e mëlçisë, shpretkës, pankreasit, zemrave dhe veshkave të pagjalla.