Testet e covid-19 për të gjithë qytetarët që vijnë nga Kina, në Bashkimin Europian, tashmë do të jetë e detyrueshme. Këtë vendim ka marrë sot Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Qendra shpjegon se vendet e BE-së “kanë nivele relativisht të larta të imunizimit dhe vaksinimit dhe variantet që qarkullojnë në Kinë po qarkullojnë tashmë në BE”.
ECDC vlerëson se “sistemet shëndetësore tani janë në gjendje të menaxhojnë sëmundjen”.
Megjithatë, shumë vende si Italia, Japonia dhe SHBA kanë vendosur tashmë teste të detyrueshme për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.
Nga ana e tij, Komisioni nënvizon nevojën për të koordinuar përgjigjet kombëtare ndaj kërcënimeve shëndetësore ndërkufitare.
Në një postim në Twitter, Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore e Komisionit Evropian pas një takimi të zhvilluar sot në lidhje me situatën e COVID-19 në Kinë thekson:
“Koordinimi i përgjigjeve kombëtare ndaj kërcënimeve serioze shëndetësore ndërkufitare është jetik. Sot, Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së u takua për të diskutuar situatën e COVID-19 në Kinë me Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian/Zonës Ekonomike Evropiane. Ne duhet të veprojmë së bashku dhe do të vazhdojmë diskutimet tona”.