Kartat e ministrive e mbronin para policisë, Erisa Fero u arrestua me të dashurin nga Fushë-Kruja, djalë biznesmeni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 19:11

Erisa Fero, specialistja e AKSHI-t që u arrestua sot me 58 kilogramë drogë ‘mbrohej’ para Policisë së Shtetit duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend. Sipas Ora News ajo në këtë mënyrë ka kaluar shumë lehtë patrullat e policisë, por këtë herë nuk i funksionoi ‘karta’ në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Fero mësohet se kishte krijuar një raport intim me të arrestuarin Likmend Basha, 32-vjeçarin që u kap bashkë me të dhe që rezulton të jetë djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës. Më pas çohej në zonën e Pogradecit dhe përmes kufirit kalonte në Maqedoninë e Veriut ku dhe shitej. Bashkë me Feron e Bashën u ndalua dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike.

Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit