Policia e Pogradecit ka arrestuar sot tre persona, të cilët akuzohen për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në mjetin e tyre janë gjetur plot 57 kg hashash.
Të arrestuarit janë një 17 vjeçar me iniciale M.K., si dhe Likmend Basha 30 vjeç dhe Erisa Fero 28 vjeç.
Kjo e fundit specialiste e IT-së në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke.
Protothema në një artikull të saj shkruan se 28-vjeçarja, bëntë një jetë si gangstere, teksa shkruan se është ish-komisionerja e kallëzuar në Prokurori për manipulim votash.
Media greke thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.
“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat. 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan media greke.