Është dita e dytë që shumë qytetarë nga Durrësi raportojnë për një erë të rëndë në qytet. Ata thonë se qytetin e ka pushtuar era e naftës dhe e gazit.
Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa orë, nuk ka një reagim nga Bashkia apo autoritetet e tjera.
Qytetarët shkruajnë:
Banori 1: Prsh JOQ jam nje banor i durresit nata e dyte qe vjen ere nafte ne durres nuk e dim cfar po ndodh...
Banori 2: Prsh JOQ. Jam nje qytetare nga qyteti Durresit doja te beja nje ankese ka qe dje ne kte orar ne 18:00 qe qytetin tone e pushton nje arome e keqe qe vje nga porti ere Nafte mezi marrim fryme nje ajer shum i ndotur qe e kemi ndjere te gjith qyteti dhe po diskutohet shume!! A mund ta dijme ca po behet