Cody Fisher, 23 vjeç, një futbollist dhe trajner sportiv u godit me thikë në një klub nate në Birminghamit të Britanisë pak para mesnatës.
Futbollisti ndërroi jetë gjysmë ore më vonë pasi u godit me thikë, teksa Fisher kishte qenë me miqtë kur një grup njerëzish u afrua dhe dikush e goditi me thikë.
Policia ka arrestuar nën dyshimin për vrasjen e futbollistit, një 22-vjeçar i cili u kap në qendër të qytetit të Birmingham pas mesnate dhe një 21 vjeçar në Londër.
Ndërkohë një person i tretë është arrestuar me dyshimin për vrasjen e një njeriu që u godit me thikë për vdekje në një pistë vallëzimi në një klub nate në Birmingham.
Fisher luajti për Stratford Town FC, të cilët janë në Divizionin Qendror të Premier Ligës Jugore.