Më shumë sesa serbët që dolën "duar bosh" nga situata e krijuar në Veri të Kosovës, më i mërzituri i ditës së sotme ka qenë Edi Rama. Miku i ngushtë i Aleksandër Vuçiç, ka reaguar me një deklaratë qartazi "pro serbe", duke justifikuar trazirat që u shkaktuan. Rama i ka quajtur paqësore vendosjen e barikadave për ditë me radhë dhe se secila palë u tërhoq me një fitore.
"Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes" – shkruan Rama.
Por çfarë deklaronte Rama më 11 dhjetor. Kryeministi dënoi ashpër sulmet ndaj EULEX si dhe kundërshtoi vendosjen e barrikadave nga ana e serbëve.
"Sulmet mbi EULEX Kosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë" – tha asokohe Rama.
Përkundër sa flet për Kosovën, Rama ka shtypur çdo protestë paqësore të shqiptarëve në kryeqytet dhe kudo. Në çdo protesë nuk është lejuar bllokimi i rrugëve me më shumë se 1 apo 2 orë, duke urdhëruar policinë me gazlotsjellës për të shpërndarë turmat. Madje Rama ka quajtur shqiptarët si "vandalë", të cilët protestonin për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale, teksa serbë i ka quajtur paqësor.