‘Anonymous’ kërcënon Vuçiçin: Njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje, ne nuk falim

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 29.12.2022, 17:26

Grupi i hakerëve “Anonymous”, kanë reaguar së fundmi mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Reagimi ka ardhur nga presioni që serbët dhe autoritetet në Beograd patën ndaj Kosovës duke vendosur barrikada si dhe "ultimatume" për tërheqjen e vendimit të targave. Grupi i hakerave nuk ka dhënë detaje mbi kërcënimin që kanë bërë por kanë shprehur mbështetje ndaj Kosovës.

“Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Anonymous. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”, thuhet në postimin e tyre.

Këtë të enjte, serbët janë tërhequr nga krijimi i trazirave duke liruar rrugët e bllokuara me kamionë. Madje gjatë natës janë djegur dy kamionë të vendosur në rrugën që lidh Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit