U kap me 57 kg drogë, punonjësja e AKSHI-t në rrjete sociale: U tërbofsh, se na tërbove

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 17:22

Erisa Fero është 28-vjeçarja e arrestuar sot pasi iu gjetën 57 kg drogë në makinë, ndërsa rezulton se është kallëzuar nga KQZ së bashku me 21 komisionerë në vitin 2021.

Fero, aktualisht punonjëse e AKSHI-t ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ, ku rezultati i votave ishte falsifikuar.

Sot Erisa dhe një 17 vjeçar kane kryer transportimin e lëndës narkotike nga Tirana në drejtim të Pogradecit në fshatin Lin.

Bëhet e ditur se droga do kalonte drejt Maqedonisë së Veriut, teksa në kërkim janë edhe dy persona të tjerë të cilët prisnin lëndën narkotike për ta futur në treg.

E arrestuara është frekuentuese e rregullt e jetës së natës ndërsa shpërndante video të shumta në Tik-tok.

“U tërbofsh, se na tërbove”, shkruan në etiketimin e një video-je në Tik Tok 28-vjeçarja, e cila duket se po e shijon shumë ritmin e muzikës.

@erisa.fero U TERBOFSH SE NA TERBOVE O @aurelagace 💋💃🏼💃🏼💃🏼💃🏼💃🏼 #fyp #musik #dancer #gocatshqiptare #kercim #kenalindperqejf #albanian #venu #njerezit #ne #ajer #goviral #virale #singers #diva #aurelagace ♬ original sound – Erisa Fero

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit