VIDEO/ Polici tërheq zvarrë gruan e prangosur, pushohet direkt nga puna

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 29.12.2022, 16:51

Pushimi nga puna i një oficeri policie, pasi ai u regjistrua në video duke tërhequr zvarrë një grua të prangosur në paraburgim u njoftua nga Departamenti i Policisë Tampa në Florida, SHBA.

Ngjarja ndodhi më 17 nëntor kur oficeri i policisë Gregory Damon arrestoi një grua që po flinte jashtë një shtëpie dhe nuk pranoi të largohej.

E njëjta grua u arrestua nga i njëjti polic për sjellje të ngjashme në tetor.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja refuzon të zbresë nga makina e patrullës kur ajo mbërriti në komisariat dhe i bërtet oficerit "Po deshe më tërhiq”.

Më pas shihet Damon duke e kapur për krahu, duke e hedhur në dysheme dhe duke e tërhequr zvarrë nëpër garazh.

Ajo që ka rënduar në vendim ka qenë fakti se punonjësi i policisë jo vetëm që nuk ka ruajtur gjakftohtësinë, por gjatë arrestimit ka bërë komente fyese dhe përçmuese për gruan që kishte arrestuar.

Shihni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit