Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 16:48

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme. Ekspertë të ekonomisë globale rendisin si arsye për rënien e çmimit të naftës rastet në rritje të Covid në Kinë të cilat ulën pritshmeritë për një rikuperim të kërkesës për karburant.

Kontratat e naftës Brent për muajin shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi. Ndërkohë rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA kanë rënë në rreth 1.3 milionë fuçi, në javën e tretë të dhjetorit, sipas Institutit Amerikan të Naftës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit