Anulohet gatishmëria e lartë luftarake e ushtrisë serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2022, 15:20

Media serbe Nova.rs njofton se është hequr gjendja e gatishmërisë së ngritur luftarake në ushtri, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shpalli më 26 dhjetor siç pretendonin për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Vuçiq më 26 dhjetor mori vendim për ngritjen në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe MUP-it serb, mirëpo nga sot kjo gatishmëri është hequr.

“Presidenti i Serbisë, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të Forcave të Armatosura të Serbisë.”, kishte thënë ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

“Për më shumë se dy javë ushtria ka vepruar në rrethana të parregullta, gjë që një pjesë e publikut profesionist e interpretoi si një paradë për mediat.”, raporton media sere Nova.rs.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit