Tre persona janë helmuar në Shkodër pasi kanë pirë ujë në një lokal. Një 41-vjeçare me iniciale A.Z dhe djali i saj 14-vjeçar me iniciale A.Z, banues në Malësi të Madhe janë helmuar bashkë me kamarierin e lokalit të hotelit ku ishin.
Helmimi i personave në fjalë thuhet se ka ardhur nga shishja e ujit të kompanisë që lokali tregtonte. Në fillim kanë qenë nënë e bir ata që kanë konsumuar ujin dhe kanë vënë re se nuk ishte i mirë. Kamarieri për t'iu vërtetuar të kundërtën ka marrë dhe ka pirë edhe vetë nga ky ujë dhe kjo shishe. Por papritur ata kanë nisur të ndihen keq dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Për shkak të gjendjes së rënduar, 41-vjeçarja dhe djali i saj i mitur janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Përfaqësuesja e hotelit ku ka ndodhur helmimi ka deklaruar për mediat:
Për zbardhjen e kësaj çështje dhe helmimin e tre personave të lartpërmendur, hetuesit kanë sekuestruar shishen e ujit që dyshohet se ka shkaktuar helmimin.