SKANDALOZE! Vlonjati nga Anglia: 21 orë djali me temperaturë! Policia më tha: T’i marrim fëmijët!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.12.2022, 15:47

Nëse propaganda qeveritare jua ka mbushur mendjen e mjekësisë falas, realitetin e hidhur mund ta vërtetoni nëse ju bie halli të prekni dyert e spitaleve në Shqipëri.

Një rast i rëndë i ka ndodhur familjes së një qytetari vlonjat me banim në Angli. Ai ka rrëfyer për JOQ të gjitha peripecitë që i është dashur të kalonte për të kuruar fëmijët e tij të mitur me temperaturë.

Qytetari rrëfen se mjekët nuk të prekin me dorë nëse nuk u jep para. E pasi rastin e ndodhur në spitalin e Vlorës, të dokumentuar edhe me pamje filmike e denoncoi në polici për neglizhencë, ai shprehet se drejtoresha e Spitalit të Vlorës dhe Policia e kërcënuan se do e arrestonin dhe do i merrnin fëmijët.

Më pas ai shton se rastin e denoncoi në konsullatën italiane dhe atë britanike, pasi fëmijët e tij janë me nënshtetësi të huaj, i shtroi tek Nënë Tereza në Tiranë dhe pas disa telefonatave iu gjendën mjekët.

RRËFIMI I QYTETARIT:

“Jam nje qytetar vlonjat me banim ne angli kam 3 fëmi njërin 10 vieç me pasaport italiane dhe 2 me pasaport angleze mu sëmurën me viroz dhe temperatur i shtrova në spitalin pediatrik te vloës per tu kuruar por mjeket e koruptuar neqofrëse nuk ju jep lek nuk të prekin me dor...

I denoncova ne policin e rethit të vlores per neglizhens dhe korupsion te detyrës por ata me drejtoreshën e spitalit na u kthyhen sikur ne të ishim kriminela duke na kercenuar se do të na arestonin dhe do tëna i mernin femijet....

Në atë moment telefonova konsollatën italiane ne vlorë dhe ambasadën britanike ne tiran për të denoncuar keta mjek të koruptuar që na trajtojn si kafsh neqoftë se su jep ryshpet.... në atë momet pasi bëra denoncimin stafi i koruptuar badhk me policin na dërguan me ambulancë për mjekim në spitalin NenTeresa në tiran.... domethën ne shqiptarët na trajtojn si plera disa njerës të pa aftë dhe të koruptuar.

Djali 21 ore ne gjum nga mbi doza dhe nuk vinte askush te kontrollonte situaten e femijes. Djali 21 ore ne gjume ne kete gjendje me temperatur dhe nuk kishte asnje sherbim kerkoja koridorit te spitalit per nje mjek apo infermier dhe nuk me jepte njeri zgjidhje.

Tani e kam dialin ne spitalin nen teresa në tiranë mora ambasadën angleze në londër pastaj ata konktaktuan drejtorinë e spitalit nen tereza dhe pas disa minutash mu ndodhën doktorët menjëher ... ska për tu bër ndonjëher në këtë vend mjer këta njerëz që jetojn në këtë llum njerëz të korupuar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit