Në stendat e fruta-perimeve, festat mbërritën me çmime të larta dhe blerje të pakta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2022, 14:34

Edhe pse moti ka qenë i mirë dhe ngricat nuk kanë dëmtuar prodhimet e tokës siç ndodhi vitin e shkuar, në një vizitë nëpër tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet dita duket e vakët. Në kushtet e një krize të zgjatur çmimesh, tregtarët që rreken të shesin diç më shumë këto ditë festash, pesimistë pohojnë për Gazetasi.al që janë blerjet më të pakta të viteve të fundit.

Sipas Gazeta Si, shtrenjtimi i çmimeve që ka vazhduar zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit, shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve, i ka tkurrur fitimet për ta. Një muaj më parë, Viktor Kondatçiu, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo tha për Gazetasi.al se në shumë vite punë, nuk e mbante mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta. I njëjti, i qëndron sërish po të njëjtit konstatim.

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes janë shumë të ulëta edhe pse janë festat e fundvitit. Përpara tre vitesh ne mezi përballonim fluksin e punës këtë periudhë”, thotë ai për Gazetasi.al.

Në fakt, prodhimin e pakët vendas e kanë pranuar herë pas herë edhe ekspertë të ndryshëm bujqësie për Gazetasi.al. Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë kanë rënë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve.

Rreth 20% e serave gjithashtu janë mbyllur dhe braktisur pasi fermerët, të nxitur sipas tyre nga amullia e politikës fiskale dhe kostot e larta, po nxiten drejt emigrimit.

“Fitimet e ditës këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën përpara disa vitesh, janë ulur gati me 60%. Njerëzit po blejnë vetëm perimet më të domosdoshme, frutat më pak dhe sidomos të tilla si ananasi apo avokado”, vijon ai mandej.

Në zonën e “Tregut Elektrik”, disa syresh pohojnë për Gazetasi.al që të gjithë qytetarët që po kalojnë andejpari janë të stepur në blerjet e tyre.

“Ne e dinim që këtë situatë do kishim për festa sepse dita duket që në mëngjes thonë. Ka disa muaj, sidomos pas vjeshtës kur frutat dhe perimet patën një shtrenjtim, që blerjet kanë rënë dhe shpenzimet tkurren. Megjithëse që pas Krishtlindjes blerjet kanë qenë disi më të gjalla, situata është shumë e dobët”, thotë një tjetër për Gazetasi.al ndërsa aty për aty hedh në një arkë të dalë boje disa domate të kalbura.

“Të gjithë perimet kanë shënuar rritje. Brokoli, lulelakra, spinaqi, domatet, janë rritur gati me 30%. Arrat me 40% meqë janë dhe ingredient kryesor për bakllavanë. Ne e kuptojmë dhe peshën që kanë qytetarët tek gjenden përballë këtyre çmimeve të larta por në fund të ditës secilit i rëndon më shumë halli i vetë”, vijoi më tej ai.

Edhe në një vëzhgim që bëri Gazetasi.al konstatoi se disa fruta dhe perime kanë patur një shtrenjtim prej 40-50 lekësh. Kjo, për të amortizuar kostot e tyre, sipas tregtarëve, që ende përpiqen të rikuperojnë dëmet nga vala e pandemisë. Ndonëse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një “traditë” e vazhdueshme në vendin tonë, këtë vit rritja është disa herë më e madhe.

Kjo valë e re diktohet kryesisht edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që rikthehen për periudhën e festave. Megjithatë edhe pse çmimet luhaten me pak gjë në zona të ndryshme të Tiranës, ankesat përsërisin vetveten kudo. Si nga shitësit ashtu edhe nga blerësit.

Vala e rritjes së çmimeve erdhi me ritëm të shpejtë në tregjet globale pas pushtimit të Ukrainës, me inflacionin që shënoi nivelet më të larta në shumë shtete të botës. Por në vendet në zhvillim si Shqipëria, ku mundësitë për të amortizuar efektet janë të pakta dhe konsumi është i bazuar në import, goditjet në buxhetin e konsumatorëve janë më të ashpra. Një pensioniste, e cila po blinte perimet e ditës dhe ende nuk kishte bërë furnizimet për festën e fundvitit, thotë për Gazetasi.al me shqetësim që me pensionin e saj, çmimet këtë vit kanë qenë të papërballueshme.

“Po të mos kisha fëmijët në emigrim, as për gjithë ilaçet nuk do më dilnin paratë”, tha ndërsa shtoi se ndihet e pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh.

Në fakt edhe në buletinin e çmimeve të nëntorit sipas INSTAT, ku inflacioni shënoi nivelin e 7.9%, ushqimet ishin kategoria që kanë udhëhequr rritjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit