Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” është liruar nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin prej disa muajsh. Pronari i disa kullave në Tiranë, ishte i dënuar nga drejtësia spanjolle, për trafik droge, por në Shqipëri, nuk ka bërë shumë burg.
Vendimi për lirimin e Anton Gjinaj, është marë 7 ditë para Vitit të Ri nga gjyqtari i Kavajës Sokol Marra, i cili mësohet të ketë njohur periudhën e qëndrimit në paraburgim të Anton Gjinaj në Malin e Zi, shtet ku fillimisht u arrestua për akuzën e trafikut të drogës.
Gjinaj është dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Vitin e shkuar ai u arrestua në Mal të Zi.
SPAK i ka sekuestruar Gjinajt këto biznese: Alesio-2014’, ‘Deizi-M’, ‘Polystyrene (EPS) Manufacturer, xyz 08’, ‘Foralb Alabaster’, ‘XYZ 08’, ‘Garden Residence Turdiu’.