E konfirmon Mirlinda Karçanaj: Erisa Fero punonte tek sektori i ‘e-Albania’, do e shkarkoj nga puna!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.12.2022, 13:47

Një trafikante droge punonte me të dhënat e gjithë shqiptarëve në e-Albania. Kjo është ajo na njofton AKSHI në deklaratën zyrtare pas lajmit se Erisa Fero, punonjëse e këtij institucioni është arrestuar nga policia duke transportuar 58 kilogramë hashash nga Tirana drejt Maqedonisë së Veriut.

AKSHI në një deklaratë për mediat bën me dije se ndaj Erisa Feros janë ndërmarrë hapat për largimin e menjëhershëm nga puna, teksa institucioni tregon se e arrestuara mbante pozicionin specialiste në e-Albania, që vetëm para pak muajsh rezultoi të ishte një “pre” e lehtë e hakerave iranianë.

Njoftimi i plotë: Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit