“Iku me këmbët e veta, erdhi me arkivol”, familjarët tronditen nga vdekja e gruas në Bashkinë Lushnje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2022, 13:07

Shpresa Cani është 48-vjeçarja(policia njoftoi 60) që ka humbur jetën ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë Lushnje.

48-vjeçarja banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, kishte shkuar në Bashki për të pyetur rreth KEMP-it që merrte pasi sipas familjarëve ishte e sëmurë. Këta të fundit janë tronditur nga vdekja e papritur e 48-vjeçares pasi thonë se ajo iku me këmbët e veta në Bashki por e sollën me arkivol.

Tezet e Shpresës thonë se ajo ishte sëmurë, por jo në gjendje të rëndë.

Erdha mbrëmë tek shtëpia këtu, më thanë Shpresës i ka rënë infarkt. Po si i ka rënë, tezja nuk di gjë. Në Bashki kishte vajtur për të bërë letrat (për ndihmë ekonomike). Atje kishte rënë te dera.

U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Te bashkia kishte vajtur për të bërë letrat e Kempit. Atje ra, mbaroi.

Ishte anemike, ishte e sëmurë prej vitesh. Merrte gjak prej vitesh.

Iku, bëri punët këtu, lau, shpëlau. Kur thanë iku vdiq atje, ne u habitëm. Vdekje e papritur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit