Policët e Lalit e gjobitën për parkimin, qytetari: Jam rezident, kam leje se jetoj këtu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2022, 12:50

Parkimi në Tiranë është kthyer në një stres dhe hall të madh për shumë qytetarë. Policia e Lali Erit është në gatishmëri "të frikshme" për të vendosur gjoba pa fund, qofshin këto të drejta ose jo.

Përveç atyre që kryejnë shkelje me parkimin vend e pa vend, policia bashkiake tani po gjobit edhe qytetarët rezidentë, që kanë të drejtë të parkojnë aty ku janë rezidentë.

Një qytetar i cili është rezident në Don Bosco, thotë se policia e ka gjobitur edhe pse ai kishte parkuar para vendit ku është rezident. Sipas tij, polici bashkiak e ka gjobitur me pretekstin se ka parkuar në një vend ku nuk është rezident, por qytetari ka edhe dokumentin qe tregon se është rezident pasi jeton në këtë zonë. Pavarësisht kësaj polici e ka gjobitur më 20 dhjetor dhe i ka thënë qytetarit se do t'ia paguante vetë gjobën.

Por kur qytetari ka kontrolluar sot gjobat, ka gjetur gjobën e 20 dhjetorit bashkë me kamat vonesën.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ Doja te beja nje denoncim per nje poloc qe vendos gjoba ne zona rezidenciale, Data 20-12-2022 Eshte bere ne don bosco, Une banoj aty Jam rezidenc dhe kam te drejte parkingu. Makina ka qene e parkuar dhe ato me kane vendosur xhobe sikur nuk jam rezidenc ne ket zone, Kjo eshte qe pagova sot, Kur shkova e kishte vendos Siq duket ne foto Eshte dhe emri im dhe targa. Kjo eshte letra qe jam rezidenc, Pse e vendos tha nuk je rezidenc I tregova letren Tha skam cfare te bej Se dija Bespj seshte faj i imi qe nuk e shikojn Me tga do ta paguaj une Por se paska ba. Nuk e kam problemin tek leket Por me vjen inati E kam parku ne krahun tjeter e mkan vendos cdo dit nga 2000 lek Ate dit qe e parkova fiks Dhe ate dit ma vendosen Thjesht me shum nga inati Asgje tjeter

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit