Transportonte 58 kg hashash në makinën e saj, zyrtaren e AKSHI-t e ndihmuan dy policë rrugorë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.12.2022, 12:15

Vetëm një ditë pasi ish-drejtoresha e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo, u arrestua për mashtrim me dhjetëra mijëra euro kundrejt disa bizneseve, një tjetër punonjëse e shtetit ka rënë në prangat e policisë për një vepër të rëndë penale.

Erisa Fero, 28 vjeç, e cila punonte si shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), transportonte me makinën e saj personale plot 58 kilogramë kanabis, e ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, një i arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se dy efektivë të policisë rrugore kanë asistuar që droga të transportohej pa u pikasur nga policia. Ndaj tyre është lëshuar akuza për shpërdorim detyre, teksa ende nuk janë zbuluar emrat. Droga ishte nisur në Tiranë dhe kishte destinacion final Maqedoninë e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit